30 kompanitë më të fuqishme në Maqedoni për sa i përket marketingut në vend kanë realizuar qarkullim prej 37.5 milionë euro gjatë vitit 2017, që do të thotë se ka rritje prej 3 milionë euro, në krahasim prej një vitit më parë, pra 2016, njofton Telegrafi Maqedoni.
Detajet për këtë qarkullim janë nxjerrë nga portali i specifikuar për marketing në Maqedoni, marketing365.mk. Më të theksuara në punën me reklama kanë qenë kompanitë si: P World, Media Plan, McCan Macedonia, Media House, New Media Marketing, Universa Media, HTTPool dhe MMC Komunikacii Makedonija.
Të gjithë kompanitë në top 30 kanë qarkulluar 2,311,282,860 denarë apo 37,5 milionë euro për tërë vitin 2017.
Në krahasim prej vitit 2016, ky segment i tregut ka qenë me intensitet më të vogël për 3 milionë euro, apo ndryshe thënë, ka pasur qarkullim prej 34.1 milionë euro. /Telegrafi/