Site icon Telegrafi

Ky është profili i Stefano Piolit, njeriut që sipas medieve italiane është trajneri i ardhshëm i Interit

Me t’u shkarkuar Frank de Boer, mediat në Itali kanë filluar të shkruajnë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit.

Në fundjavë pritet që drejtuarit e Neroazzurrëve të mblidhen në Milano dhe të zgjedhin trajnerin e ri.

Lexo po ashtu Njeriu që do e drejton Interin në dy takimet e radhës pas shkarkimit të De Boer tashmë ka mbërritur në qendrën stërvitore të Neroazzurrëve

Në media po qarkullojnë emra si Guss Hiddink, Andre Villa-Boas, Lauren Blanc, Leonardo, Marcelo Bielsa, por listës i prinë Sefano Pioli.

Pioli kur ishte në krye të Lazios

Por, kush është Stefano Pioli?

Italiani në të kaluarën ka drejtuar klube si: Parma, Sassuolo, Chievo, Palermo, Bologna dhe si fundmi Lazio.

La Gazzetta dello Sport e përshkruan atë si një trajner shumë të ekuilibruar, por pak mediatik dhe i dhënë shumë pas taktikave.

Si trajner ai ka filluar nga të rinjtë, por me punë të madhe ka kaluar pothuajse gjithçka, promocione, fitore, humbje dhe shkarkime.

Lexo po ashtu De Boer përshëndet tifozët me disa fjalë të mëdha

Aventura e fundit e tij ishte ajo me Lazion, ai arriti që deri në një periudhë të mbajë Lazion në vendin e tretë, por pastaj pësoi një rënie.

Luan me katër mbrojtës dhe me tre sulmues dhe i pëlqen të bëjë lojë të sigurt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1uqCtKl_jBQ

Exit mobile version