Site icon Telegrafi

Ky është pozicioni në të cilin do të flini më së miri gjumë

Therjet e përditshme dhe dhembjet mund të jenë të lidhura me mënyrën se si flini gjumë

Ai pozicion tregon se gjumi në të njëjtën anë në krevat mund të shkaktojë probleme të shumta.

Edhe pse ai pozicion ju është më i rehatshëm, Dr. Sarah Brewer thotë se fjetja gjumë në të njëjtën anë mund të jetë e lidhur me një sërë problemesh me tretjen, transmeton Telegrafi.

– Lukthi është organ asimetrik dhe kur shtriheni në anën e djathtë të trupit tuaj, thartira e lukthit arrin deri te ventili në pjesën e poshtme të ezofagut gjë që mund të shkaktojë refluks dhe djegësirë.

Me kalimin në anën e majtë mund ta zgjidhni atë problem – thotë dr. Brewer.

Mirëpo nuk janë vetë ato probleme me të cilat mund të përballeni nëse nuk e ndërroni anën në të cilën flini gjumë.

Njëra ndër to është edhe dhembja e fortë në kërdhokulla, me të cilat ballafaqohen shumë persona.

Sipas doktoreshës Sarah, pozicioni më i mirë për gjumë është ai midis fjetjes në shpinë dhe në ijë, do të thotë pozicioni gjysmë anash me një këmbë të ngritur.

– Ai pozicion është natyral për relaksim, thotë ajo.

Fjetja gjumë në shpinë mund të shkaktojë probleme të shumta me dhembjet në shpinë, por edhe me gërhitjen. Prandaj, më së miri është të flini “gjysmanash”, por mos harroni që gjatë natës të ndërroni anën në të cilën flini gjumë. /Telegrafi/

Exit mobile version