Pozita e Shefit Whip në kabinetin e kryeministrit të ri britanik, Rishi Sunak tani i takon Simon Hartit.
Shefi Whip është përgjegjës për të siguruar ardhjen e deputetëve në Parlament dhe të votojnë në mënyrën se si dëshiron lideri i partisë.
Ky sistem quhet sistemi i fshikullimit, sipas titullit të punës, raporton bbc.
Sipas ueb-faqes së internetit gov.uk, përgjegjësitë e Hartit përfshijnë:
Sigurimin e numrit maksimal të anëtarëve të partisë që do të votojnë propozimet e qeverisë;
“Vepro sipas situatës”, që do të thotë se numëron votat që ka partia kur deputetët ndahen në dysh dhe disa mund të planifikojnë të rebelohen;
Së bashku me Kryetarin e Dhomës së Përbashkët, ata gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e punës së Parlamentit.
Ndryshe, Sunak është bërë kryeministër pas dorëheqjes së Liz Truss, e cila u largua gjatë javës së kaluar pas disa skandaleve. /Telegrafi/