Megjithëse këto ditë jemi përballur me mot të nxehtë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sjell lajme të mira pasi javën e ardhshme do të ketë rënie të temperaturave.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në një prononcim për Telegrafin tha se edhe të shtunën do të jenë temperaturat e larta deri në 35 gradë Celsius, ndërkaq nga e diela do të ketë rënie të temperaturave.
“Sot dhe nesër do të kemi temperatura normale deri në 35 gradë Celsius. Në rrafshin e Dukagjinit temperaturat janë diku 35 gradë celsius dhe në rrafshin e Kosovës janë diku 33 – 34 gradë celsius. Të dielën parashihet të kemi reshje lokale shiu, të cilat do të vazhdojnë dhe në javën në vazhdim”, ka thënë Aliu për Telegrafin.