Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për sot

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës është parashikuar të mbajë mbi vendin tonë, të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin.

Reshjet më intensive  sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashihen të jenë në veri-perëndim të vendit dhe në jug-perëndim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje por të intensitetit më të ulët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet  -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga  veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/s.