Sot në vend do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull.
Edhe pse nga Mesdheu do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që do të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare, ditën e enjte, sërish pritet të shtrihen nga veriu masa të ftohta ajrore, që do të zbresin temperaturat, e në mëngjes priten edhe ngrica.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga -3 gradë Celsius deri në 2, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Në vise ku pritet të ketë mjegull temperaturat do të jenë më të ulëta për 3C deri 4C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s.