Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.