Site icon Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për sot 

Vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Exit mobile version