Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga  jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.