Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell.
IHK thekson se gjatë këtyre pesë ditëve vranësirat nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.