Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë deri në 30 gradë Celsius në ditët në vijim.

Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s.