Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat ditën e diell  vende-vende mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s. /Telegrafi/