Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mot me diell dhe vranësira të shpërndara do ta karakterizoj vendin për këto dy ditë të vikendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3gradë Celsius.
Të dielën për shkak të ndryshimeve në amplitudat termike ka mundësi që vende-vende të ketë mjegull të dendur e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/