Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, fushat me presion të lartë atmosferik të cilat vijnë nga pjesa veriperëndimore e vendit do të jenë stabile dhe të qëndrueshme, duke karakterizuar mot pjesërisht me diell dhe vranësira të shpërndara, për dy ditët e ardhshme.
“Temperaturat minimale do të ulen nën vlerat e mesatareve shumëvjeçare, deri sa maksimalet e ditës do të ngriten dukshëm, krahasuar me tri ditët e kaluara të javës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 14-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.
Gjithashtu bëhet e ditur se fundjava pritet të jetë me temperatura rreth 17-19 gradë Celsius.
“Gjatë ditës së diel pritet që mbi vendin tonë të depërtoj një front me masa të ngrohta të ajrit duke gjeneruar vranësira të çrregullta , të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu”, thuhet më tej në njoftimin e IHMK. /Telegrafi/