Site icon Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat gjatë natës së shtunës dhe të dielën, vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

“Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version