Floktarët përdorin truke të ndryshme për të përmbushur dëshirat tona, disa prej të cilave janë mjaft të lehta për t’u zbatuar – një shembull i mirë është prerja pjesërisht e flokëve, gjë që i bën ato dinamike dhe me tallaze
Flokë të bukur do të thotë të presësh majat shpesh, të paktën çdo disa muaj, sepse ato ndikojnë në dukjen e modelit të flokëve.
Pikërisht në këto teknika fshihet mënyra për t’i bërë flokët të duken më të trashë dhe parukierët e aftë e përdorin atë për maja të flokëve nga të gjitha anët, edhe në balluket nëse është e nevojshme, transmeton Telegrafi.
Flokët nuk kanë nevojë të jenë super të trashë për të pasur një dinamikë të këndshme, është e rëndësishme të theksoni ndryshimin në gjatësinë e fijeve.
Pjesa e sipërme me balluke plus fije të valëvitëse deri në lartësinë e qafës – ky model flokësh është bërë i njohur vitet e fundit si ‘wolf-cut’.
Ekspertët e aplikojnë këtë lloj prerje flokësh në variante të ndryshme më të shkurtra dhe bob.
Ky stil mund të bëhet anash ose të ndahet në mes.
Gratë e moshuara gjithashtu e duan këtë lloj frizure, veçanërisht nëse flokët po bien gjithnjë e më shumë me kalimin e moshës.
Për të theksuar më shumë dinamizmin dhe përshtypjen natyrale, floktarët kombinojnë stilin e bishtit me fije në disa tonalitete.
Ky stil është i lehtë për t’u mbajtur, thjesht ka nevojë për kujdes të mirë, veçanërisht kondicioner dhe maskë, të paktën një herë në javë.
Shkëlqimi në flokë arrihet lehtësisht me vajra të thatë që i bëjnë flokët të duken më të shëndetshëm. /Telegrafi/