Site icon Telegrafi

Ky është momenti më i rrezikshëm për të sjellë në jetë një fëmijë

Pavarësisht se shkenca dhe mjekësia vazhdojnë të zhvillohen, procesi i lindjes ende konsiderohet i rrezikshëm dhe shumë i dhimbshëm.

Rastet e vdekjes së foshnjave ende në bark ose ditën e lindjes, vazhdojnë të jenë shqetësuese, edhe për nënat që mund të hasin ndërlikime shëndetësore deri në humbjen e jetës së tyre.

Të shumta janë studimet që tregojnë cili është momenti ideal për të sjellë në jetë një fëmijë dhe po aq të shumta janë përgjigjet.

Por shkencëtarët e universitetit të Teksasit kanë zbuluar një teori të re: Një lindje e shëndetshme lidhet me orët e punës së mjekut tuaj obstetër.

Nëse doktori ka kaluar 9 orë punë, ka një rrezik më të lartë që nëna të humbasë shumë gjak dhe i porsalinduri të ketë nivele të ulëta të oksigjenit.

Ka shumë studime që lidhen me momentin e duhur për të lindur, por askush nuk i ka kushtuar rëndësi lodhjes së doktorit që do të kujdeset.

Burimi: Mirror

Exit mobile version