Site icon Telegrafi

Ky është momenti kur Olta Gixhari dhe Beatrix Ramosaj puthen në buzë (Video)

Aktrimi e ka zhveshur Oltën nga çdo lloj kompleksi që mund të gjendet me lehtësi në shumë personazhe të tjera të skenës, por edhe Beatrix Ramosaj.

Edhe pse nuk e realizoi performancën ashtu siç e kishte porositur Olta, Trixa me sa duket puthjen e këngës ‘I Kissed A Girl’ të Katy Perry  e kishte ruajtur për Oltën në spektaklin Your Face Sound Familiar.

Pas performancës Trixa e puthi në faqe balerinën, por nuk ishte kjo ajo që priste Olta, ndaj, për ta realizuar deri në fund rolin e artistes amerikane, Trixa tha “Atëherë po vij të të puth ty” dhe pa humbur kohë, iu afrua Oltës dhe e puthi në buzë.

Çanit nuk iu duk shumë sensuale puthje aq e shpejtë sa ishte, megjithatë tha se Olta, si aktore, di mjeshtërisht ta luajë rolin e vet, ashtu si edhe Trixa rolin e këngëtares së njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version