Site icon Telegrafi

Ky është mashkulli i ëndrrave të Bebe Rexhës (Foto)

Bebe Rexha është një prej këngëtareve shqiptare më aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Facebook se cili është mashkulli ideal për Beben.

Këngëtarja me të atin duke bërë tifo për kombëtaren shqiptare të futbollit

Mashkulli i ‘ëndrrave’ duhet të ketë tipare të babait së këngëtares, i cili përkujdeset shumë për bashkëshorten.

“Shpresoj të takojë dikë dhe të më shikojë mua, ashtu sikurse babai im nënën time”, ka shkruar Bebe në Facebook.

Lexo po ashtu Bebe Rexha kërkoi burrë shqiptar, takohet me një të tillë (Foto)

Ndryshe, këngëtarja kohë më parë kishte deklaruar se preferonte të martohej me një mashkull shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version