Mediat kroate kanë identifikuar Valon Berishën si futbollistin më të rrezikshëm të Kosovës.
Portali kroat “24sata.hr” ka identifikuar golashënuesin e Kosovës nga barazimi me Finlandën si futbollistin më të rrezikshëm të skuadrës kundërshtare për duelin e sotëm në Shkodër.
“24sata” po ashtu ka shkruar për vëllanë e Valonit, Vetonin, i cili nuk e përcolli atë tek skuadra e Kosovës dhe vendosi të vazhdojë të luajë për Norvegjinë.
Berisha la Norvegjinë për Kosovën, ndërsa ishte njëri ndër lojtarët më të mëdhenj që u bashkua me djemtë e Albert Bunjakut.
Kosova do të përballet me Kroacinë sonte në ora 20:45. /Telegrafi/