Telegrafi

Ky është heroi i tragjedisë në Nice (Video)

Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga një sulm terroristë në Francë me rastin e festimeve të Ditës Bastille.

Në një video të xhiruar pak minuta para se të ndodh tragjedia në Nice të Francës, përkatësisht në një shëtitore të mbushur me njerëz, mund të shihet një akt heroik i një motoçiklisti.

Ky i fundit si duket ka kuptuar qëllimin e kamionistit dhe është përpjekur për ta ndaluar 31-vjeçarin francezo-tunizian.

Lexo po ashtu Ai nuk pranoi t'i ndalonte policisë: Shihni si nisi sulmi terrorist në Nice (Video)

Për fat të keq, ky akt fisnik i motoçiklistit ka dështuar. Përveç këtij heroi, edhe policia u përpoq që të parandaloj kamionin, i cili fluturoi në drejtim të turmës, por të dyja përpjekjet nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar tragjedinë.

Lexo po ashtu Video e atentatit në Francë - dëgjohen zëra shqip! (Video,+16)

Vlen të theksohet se një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit. /Telegrafi/