Tetovari Vele Bogatinovski i cili jeton në Zvicër është heroi që shpëtoi mbi 3 mijë njerëz që mos të mbyten nga vërshimet pasi ndaloi kolonat e veturave që qarkullonin në qarkoren rreth Shkupit për në Veles, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dëshmi për këtë ka qenë profesoresha e institutit për gjuhë maqedone, Elka Ulçar e cila ka treguar tmerrin në këto moment dhe se si Vele Bogatinovski ka shpëtuar gjithë ato njerëz nga mbytja eventuale.
”Të nderuar shokë të Facebook-ut, duke ju falemnderuar shpërndarjeve tuaja unë e gjeta heroin e mbrëmjes. Ai quhet Vele Bogatinovski. Deri para dy viteve ka jetuar në rrethinë të Tetovës, ndërsa tani jeton në Zvicër. Iu paraqita në telefon dhe ma tregoi historinë e vetë jetësore të cilën do ta mbajë për vete. E vetmja gjë që mund të them për të është se bëhet fjalë për njeri të cilit duhet t’i falemnderohemi të gjithë. Ai misionin e vetë jetësor e kupton kështu: për të ndihmuar çdo njeri, pa marrë parasysh fenë, gjininë, kombin dhe bindjet politike. Ai nuk do publicitet, gjë që tregon për madhështinë e tij. Atë le ta ndjekin vetëm të mirat. Faleminderit nga zemra, të gjithëve.” shkruan në Facebook Elka Jaçeva-Ulçar.
Stafi i Telegrafit në Maqedoni ishte pjesë e furtunës dhe vërshimeve që kapluan atë pjesë të Shkupit, pra në qarkoren rreth Shkupi ku mbi 1000 vetura u detyruan të kthehen pas se Vele Bogatinovski kishte bllokuar rrugën dhe insistonte që veturat të mos shkojnë më tej, që dukej se ai vend dhe pjesë e autostradës ishte duke u shkatërruar./Telegrafi/