Luca Scatà është heroi i italianëve ditën e sotme.
Polici sicilian që punon në Milano, mëngjesin e sotëm ekzekutoi Anis Amri, terroristin tunizian që kreu sulmin e Berlinit.
Kur kolegu Christian Movio i kërkoi dokumentet e identifikimit terroristit Amri, ky i fundit nxori pistoletën ta qëllonte.
Por Luca e qëlloi menjëherë duke e lënë të vdekur në vend, përcjell Tema.
Në rrjet ai është komplimentuar pa fund nga bashkështetasit e tij.