Site icon Telegrafi

Ky është gjyqtari që do ta gjykojë ndeshjen e parë

Do të jetë hungarezi Viktor Kassai, gjyqtari që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë të Euro 2016 mes Francës dhe Rumanisë.

Gjyqtari i katërt i finales së Ligës së Kampionëve të këtij sezoni është caktuar për të zbritur në fushë në datën 10 qershor ku dy skuadrat e Grupit A ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të hedhin hapin e parë të aventurës evropiane.

Në faqen zyrtare të UEFA-s bëhet me dije se emrat e tjerë që do të arbitrojnë ndeshjet pasardhëse, përfshirë edhe sfidën Shqipëri-Zvicër, do të caktohet gjatë orëve në vazhdim.

Kassai është një nga gjyqtarët me më shumë eksperiencë në UEFA pasi ai ka drejtuar finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2011 mes Barcelonës dhe Manchester United, ndërsa ka mbi supe një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.

Ai drejtoi gjithashtu edhe sfidën gjysmëfinale të Ligës Evropës mes Liverpool dhe Villarreal që u mbyll me rezultatin 3-0 për “The Reds”.

Exit mobile version