Pronarët e një gjeli në Kaliforni si duket po jetojnë me një gjel të talentuar.
Kjo pasi gjeli i tyre është i aftë të bëjë ‘sërfing’ me fshesën e tyre robotike në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Gjeli me emrin Stanley nuk është totalisht i panjohur me termin ‘sërfing’, duke qenë se jeton në qytetin bregdetar Morro Bay, dhe është shumë i përfshirë në aktivitetet familjare sikurse shkuarja në plazh, shëtitja me makinë apo edhe pozimi për foto.
Por pasioni i vërtetë i gjelit është të qëndruarit ulur mbi fshesën robotike derisa shëtitet me të rreth shtëpisë. /Telegrafi/