Telegrafi

Ky është formacioni i Shqipërisë ndaj Katarit

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvilloi ndeshjen e parë miqësore para kampionatit evropian ‘Francë 2016’.

Djelmoshat e De Biasit do të përballën me kundërshtarët e tyre modest Katarin në një takim miqësor në Austri.

Kështu italiani ka vendosur për formacionin e ndeshjes, ndërsa në të pritet të jenë disa mungesa të rëndësishme si ajo e dy mesfushorëve më të mirë Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka.

Ky është formacioni i Shqipërisë ndaj Katarit:

Shqipëria: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi. /Telegrafi/