Site icon Telegrafi

Ky është formacioni që Klopp duhet ta bëjë që Liverpooli ta fitojë trofeun (Foto)

Liverpooli do të përballet sonte nga ora 20:45 me Sevillan në finalen e Europa League.

The Reds konsiderohen edhe favorit për duelin, por absolutisht kjo nuk do të thotë se do ta kenë lehtë.

Sevilla si skuadër që njihet se gjahun kryesor e ka Europa League, e njeh mjaft mirë garën dhe triumfet nëpër finale, ashtu edhe trajneri Unai Emery, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, Klopp duhet që të dalë në krye të detyrës së tij dhe të shfrytëzojë momentin për të vënë formacionin e tij më të mirë deri tash.

Fitorja është shumë e rëndësishme për Liverpoolin.

Telegrafi ka realizuar një formacion me të cilin duhet që Liverpooli të startojë sonte nëse dëshiron ta fitojë Europa Leaguen:

Portier: Simon Mignolet

Mbrojtës i djathtë: Nathaniel Clyne

Qendërmbrojtës: Dejan Lovren

Qendërmbrojtës: Kolo Toure

Mbrojtës i majtë: Alberto Moreno

Mesfushor defensiv: Emre Can

Mesfushor qëndror: James Milner

Anësor i djathtë: Adam Lallana

Mesfushor sulmues: Roberto Firmino

Anësor i majtë: Philippe Coutinho

Sulmues: Daniel Sturridge

Exit mobile version