Telegrafi

Ky është formacioni më i mirë i kombinuar nga Arsenali dhe Chelsea (Foto)

Portali i njohur sportiv, ‘Goal.com’ ka formuar një formacion me futbollistët e të dyja skuadrave londineze. 

Arsenal dhe Chelsea do të ndeshet nesër(shtune) në derbin londinez, që i takon xhiros së gjashtë të Ligës Premier.

Skuadrat e mëdha angleze vijnë në këtë ndeshje pas formës së luhatshme të treguar në pesë ndeshjet e para, ku të dyja kanë grumbulluar nga dhjetë pikë.

Në formacionin e formuar nga portali prestigjioz ‘Goal.com’, skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger ka gjashtë futbollistë, teksa ajo e Antonio Contes përfaqësohet me pesë.

Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe luhet në stadiumin e Arsenalit, ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/

Formacioni i kombinuar nga ‘Goal.com’