Telegrafi

Ky është formacioni i ëndrrave me bashkëlojtarët që Ibrahimovic ka pasur (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur në ligat më të forta evropiane, në përjashtim të Bundesligës, ku si bashkëlojtar ka pasur shumicën e futbollistëve më të mirë në botë.

Sulmuesi suedez njihet si futbollist që ka ndërruar shumë skuadra e kampionate, por edhe që ka fituar shumë tituj ekipore kudo që ka luajtur.

Nga Ajaxi i Holandës në Itali te Juventuesi, Interi e Milani dhe pastaj në La Liga te Barcelona, për të vazhduar në Francë te PSG dhe në fund të Angli te Manchester United, Ibrahimovic ka shijuar ekipet më të forta në botë.

Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë në karrierën e Wengerit te Arsenali (Foto)

Megjithatë, kjo nuk është e tëra pasi sulmuesi suedez ka pasur rastin dhe fatin të luaj me disa nga futbollistët më të mirë që i njeh bota e futbollit në dy dekadat e fundit.

Portali i njohur sportiv ‘Goal.com’ ka formuar një formacion të ‘ëndrrave’ me bashkëlojtarët që ‘Ibracadabra’ ka pasur, ku shihet prezenca e Lionel Messit, Del Piero, Xavi, Patrick Vieira dhe Javier Zanetti. /Telegrafi/

Formacioni i ëndrrave nga bashkëlojtarët e Ibras:

Rezervat: Andres Iniesta, Clarence Seedorf, Pavel Nedved, Alessandro Nesta, Marco Verratti