Vazhdon të jetë i përfolur festivali “Kënga Magjike”, i cili zhvilluar me sukses dy netë gjysmëfinale, teksa pret që nesër (e shtunë) të organizojë natën e finale, të edicionit të tij të 18-të.
Emocione nga më të ndryshmet kanë kapluar artistët gjatë interpretimit në skenë, gjersa ‘ankthi’ më i madh ka qenë sot, kur edhe janë shpallur rezultatet, duke treguar emrat e finalistëve.
Emri i parë që ka siguruar vendin për në finalen e madhe është këngëtari Alban Ramosaj, i cili u prezantua në natën e parë me këngën “Aurora”.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur motra e tij Beatrix, e cila ka publikuar një fotografi në Instagram Story me mbishkrimin ” ‘Aurora’ në finale, urime jeta ime Alban Ramosaj, jam shumë krenar me ty”. /Telegrafi/