Baby G njihet si një prej këngëtareve të reja më provokative të skenës.
Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Londër, por që vjen në Kosovë për angazhimet e saj muzikore, njihet vetëm me pseudonimin e saj Baby G.
Por, në një postim të fundit në Instagram ajo ka zbuluar llogarinë e saj në Snapchat dhe me këtë rast edhe emrin e vërtet të saj.
Gordana Kingji është emri i Baby G, që shumë prej jush nuk e keni dëgjuar, por edhe që mund t’iu çudisë.
Gordana e cila vjen nga Shqipëria, por që jeton në Londër, tash është bërë një nga këngëtaret e njohura dhe më seksi të skenës, por që tash ka identitet tjetër, Baby G. /Telegrafi/