Telegrafi

Ky është emri i vajzës së dytë të Teuta Krasniqit

Teuta Krasniqi është pothuajse çdo ditë pjesë e medieve rozë si për jetën private dhe atë profesionale.

Aktorja pritet që të bëhet nënë për herë të dytë ku edhe kësaj radhe do të sjell në jetë një vajzë që është fryt i dashurisë me të dashurin e saj, Adonisin.

Teuta ka vendosur që vajzën ta pagëzoj me emrin Kaja, shkruan infopress.

Ndryshe, Teuta prej martesës së parë  me këngëtarin Blerim Muharremi-Blero ka vajzën e quajtur Tara.