Trajneri i kombëtares së Shqipërisë ka qenë pjesë e ‘Intervistë Funny’ në Supersport ku ka zbuluar disa detaje interesante.
Ai ka zbuluar emrin më të vështirë që ka dëgjuar në gjuhën shqipe, duke thënë që është Elseid.
Italiani që tani ka pasaportë shqiptare ka shqiptuar shumë bukur edhe emrat e lojtarëve të Kombëtares, ndërsa ka hedhur edhe disa hapa të një valleje shqiptare.
Ai po ashtu ka treguar nëse do të drejtonte ndonjë skuadër në Shqipëri. /Telegrafi/