Telegrafi

Ky është eksperti për të cilin u përplasën Thaçi me Sami Kurteshin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është ftuar sot për të raportuar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq marsin e vitit të kaluar.

Thaçi ka hedhur dyshime për paanshmërinë e raportit të ekspertit ndërkombëtar, pasi që sipas tij është mik i deputetit Sami Kurteshi.

Lexo po ashtu Përplasje në Komisionin hetimor mes Kurteshit dhe Thaçit (Video)

Deputeti Kurteshi nuk e ka mohuar se e njeh ekspertin ndërkombëtar, por ka thënë se ka punuar me të në kohën kur ka qenë Avokat i Popullit.

Por, kush është eksperti(miku i Kurteshit) për të cilin ka hedhur dyshime presidenti.

Lexo po ashtu Kurteshi, Thaçit: Po bën fore të killta

Tienmu Ma nga Shtetet e Bashkuara për disa vjet ka qenë këshilltar në Institucionin e Avokatit të Popullit./Kp/