Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është ftuar sot për të raportuar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq marsin e vitit të kaluar.
Thaçi ka hedhur dyshime për paanshmërinë e raportit të ekspertit ndërkombëtar, pasi që sipas tij është mik i deputetit Sami Kurteshi.
Deputeti Kurteshi nuk e ka mohuar se e njeh ekspertin ndërkombëtar, por ka thënë se ka punuar me të në kohën kur ka qenë Avokat i Popullit.
Por, kush është eksperti(miku i Kurteshit) për të cilin ka hedhur dyshime presidenti.
Tienmu Ma nga Shtetet e Bashkuara për disa vjet ka qenë këshilltar në Institucionin e Avokatit të Popullit./Kp/