Telegrafi

Ky është Curry i Evropës, shënon treshe nga nëntë metra (Video)

Jimmy Baron po cilësohet ndryshe i Stephen Curry i kontinentit të vjetër.

Basketbollisti amerikan, Curry, ka arritur të zgjidhet viteve të fundit si MVP i ligës amerikane NBA, pasi ka arritur të fitoj edhe titullin me skuadrën e tij Golden State.

Mirëpo, dhuntia e tij është shënimi për 3 pikë, ku në shumicën e rasteve ka shënuar më larg se vija prej 7.25cm, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, tani edhe Evropa thuhet se ka një ‘Curry të ri’, pasi basketbollisti i skuadrës lituaneze, Jimmy Baron, po krahasohet me yllin amerikan.

Kjo pasi, Baron në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve ndaj turqve të Usakas ka shënuar plot 42 pikë, 29 vetëm në pjesën e parë, ku ndër to edhe tre 3-pikësha nga nëntë metra. /Telegrafi/