Telegrafi

Ky është çmimi i përfaqësueses së Kosovës

Ardhja e disa lojtarëve të rinj në përfaqësuesen e Kosovës, si Milot Rashica, Valon Berisha, Alban Meha, Amir Rrahmani, Herolind Shala e të tjerë, e ka dyfishuar vlerën e skuadrës.

Në krahasim me ndeshjen e fundit miqësore ndaj Ishujve Faroe, ku vlera e përgjithshme e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës ishte vetëm 9.4 milionë euro, tani vlera e Kosovës është rritur në 19.95 milionë euro.

Kjo vlerë mund të ishte edhe më e madhe, po qe se në skuadër do të ishin futbollistët që veçse kanë pranuar të luajnë për Kosovën, si Loret Sadiku, Arbër Zeneli e Besart Berisha, të cilët munguan në listën e Albert Bunjakit për shkaqe të ndryshme.

Vlera e përfaqësueses së Kosovës është llogaritur nga Borozani.com në bazë të vlerës së lojtarëve nga faqja transfermarkt.com, të cilët janë përfshirë në listën e përzgjedhësit për ndeshjen kundër Finlandës.

Lojtari më i shtrenjtë te Kosova është Milot Rashica me 2.75 milionë euro, i ndjekur nga Valon Berisha me 2.5 milionë euro, derisa futbollistët, si Flamur Neziri, Granit Kolshi, Ardian Ismajli dhe Bersant Celina ende mbeten me vlerë zero.