Pak orë para fillimit të “Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit është publikuar një fotografi e stadiumit Camp Nou, në të cilën paraqiten vendet dhe çmimet e biletave.
Në tribunën më të lartë në jug të stadiumit një biletë kushton 550 euro derisa në veri kushton 650 euro.
Në verilindje një biletë kushton 975 euro ndërsa bileta më e shtrenjtë është në jugperëndim. 1500 euro kushton një biletë në këtë zonë.
“Clasico” fillon nga ora 20:30.