Maqedonia këto javë duhet që nga Kuvendi të merr informacione për miratimin e buxhetit vjetor për vitin 2018.
Qeveria e Maqedonisë e ka propozuar kopjen përfundimtare të buxhetit deri tek të zgjedhurit e popullit të cilët duhet t’a lexojnë, diskutojnë e pastaj t’a miratojnë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Buxheti vjetor përbëhet nga tre shtylla kryesore:
Hyrjet, Daljet dhe Deficiti buxhetor.
Këto janë ndarjet në mijëra denarë:
Rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm duhet të jetë me 1.6% krahasuar me vitin aktual.
Buxheti duhet të ndahet kështu:
-Sigurimi social dhe mbrojtja e fëmijëve me 32%
-Zhvillimi ekonomik dhe puna e financave me 19%
-Shëndetësi 14%
-Arsim, shkencë dhe sport 11%
-Siguria dhe rendi publik 5%
-Ndërtimtari, transport, komunikime dhe ekologji 5%
-Bujqësi 5%
-Mbrojtje 3%
-Punë të jashtme dhe Euro Integrime 2%
-Kulturë 2%
-Gjyqësori 1%
-Zhvillim rajonal 1%
Sipas këtij projeksioni të buxhetit, pritet që prej janarit të vitit 2018 të ketë rritje rrogash për puntorët e mbrojtjes për 10%, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Programet dhe orientimit të Qeverisë së Maqedonisë do të jenë:
-Decentralizimi,
-Masa për zbutjen e papunësisë,
-Zhvillimin e mbrojtjes dhe sigurisë,
-Forcimin e drejtësisë në vend,
-Zhvillimi ekonomik,
-Reforma në Administratën publike,
-Integrimi në BE,
-Zhvillimi e teknologjive informative dhe komunikimeve,
-Zhvillimin rajonal,
-Investime në arsim.
Buxhetin para deputetëve do të prezentohet nga Ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe zv.ministrja Shirete Elezi.
Buxheti duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë, pra me 61 vota të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. /Telegrafi/