Ndonëse ka vetëm pak javë që iu bashkua shtëpisë së BBVA-s, Çimi është i eliminuari i kësaj jave, ku mbylli përfundimisht rrugëtimin.
Ai ishte banori më pak i votuari, kështu ishin votat e pakta të cilat e penalizuan atë për të vazhduar garën më tutje.
Çimi kishte hyrë në ditën e 105-të, në kuadër të një Giveway që kishte organizuar Big Brother VIP Albania.
Ndonëse, ishte një banor me dinamika interesante, gara për të u përmbyll përfundimisht sot.
Fillimisht u aludua që do të dilnin dy banorë sonte nga shtëpia e BBVA-s. /Telegrafi/