Site icon Telegrafi

Ky është autobusi 1.1 milion dollarë i Obamës (Foto)

Deri më sot kemi parë aeroplanin, helikopterin dhe makinën, e presidentit amerikan Barack Obama, por kanë munguar fotografitë e autobusit të të Presidentin të SHBA, Ground Force One.

Autobusi është i gjatë mbi 13 metra dhe është dizajnuar nga shërbimi sekret. Ai kushton 1.1 milion euro dhe konsiderohet se kjo kosto është efektive.

Përpara se të prodhonin Ground Force One, shërbimi sekret ka marrë me qera një të tillë sa herë që i është dashur presidentit autobusë për xhirot e tij, natyrisht që edhe ata autobusë kanë qenë në nivelin e lartë të sigurisë. Siguria e GFO është e lartë, me mbështjellës të blinduar, xhama të blinduar dhe goma të veçanta.

Autobusi i njeriut më të fuqishëm në botë ka një sistem kundër zjarrit, rezervuare të oksigjenit që të ndihmojnë frymëmarrjen në raste të sulmeve kimik, dhe ka një shërbim special për gjakun e presidentit nëse ai, potencialisht, lëndohet.

Telefonat, televizioni, radio dhe internet janë pjesë e pandashme e tij. Ai është mjaft i rehatshëm dhe i mundëson presidentit Obama që të udhëtojë qetë dhe sigurt në zona të ndryshme të Amerikës, sikurse në xhiron që ai e kishte bërë nëpërmes Ohios dhe Pensilvanisë në vitin 2012, transmeton syri.

Nëse Obama dëshiron që t’i përshëndesë qytetarët në rrugë, ai duhet të dalë tek dritarja e shoferit, pasi dritaret tjera janë të lyera me ngjyrë të zezë. Brenda tij ende nuk dihet sigurt se si është i renditur, por një punëtor i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se brenda autobusit është një hapësirë me ulëse dhe divan.

 

Exit mobile version