Teuta Krasniqi është parë në episodin special të “Kafeneja Jonë” me një aktor që përngjanë shumë në bashkëshortin e saj, Adonis Morinën.
Ngjashmëria ishte aq e madhe, sa që pos faktit se aktori dhe Adonisi janë muskuloz, ata edhe ngjajnë shumë në fytyrë.
Dukagjin Podrimaj është aktori në fjalë, mësojnë burimet e Telegrafit.
Ngjashmëria e tij në krah të Teuta Krasniqit hutoi shumë fansa dhe madje vet mediat.
Vet Teuta Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj këtij ngatërrimi, ndonëse, asaj i ngjanë shumë edhe performanca pranë Dukagjinit dhe pse jo i bënë ata një dyshe profesioniste mjaft atraktive për fansat e “Kafeneja Jonë”. /Telegrafi/