Personi, i cili u gjet sot pa shenja jete në një kazino të Suharekës, dyshohet se është vrarë nga plaçkitësit.
Gjatë plaçkitjes personat e dyshuar i kanë marrë me vete edhe kamerat e vëzhgimit.
I ndjeri ishte Jetmir Aliaj, nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ndërkaq fotografia e tashmë të ndjerit është shpërndarë në rrjetet sociale, ku thuhet se ai në momentin e vrasjes kishte qenë duke punuar në kazino.
Jetmir Aliaj, i vrarë sot në Suharekë
Ndërkohë, para pak orëve dyshohet se në Studençan të Suharekës ka ndodhur edhe një vrasje.
Vëllai besohet se ka vrarë vëllan shkaku i një konflikti rreth trashëgimisë familjare. /Telegrafi/