Site icon Telegrafi

Ky është 22-vjeçari në SHBA që iu nënshtrua transplantimit të parë në botë të fytyrës dhe duarve

Mjekët në New York kanë kryer për herë të parë në botë, transplantin e suksesshëm të fytyrës dhe të duarve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Joe DiMeo, 22 vjeç, nga New Jersey iu nënshtrua një operacioni 23-orësh, i kryer nga një ekip prej më shumë se 140 punonjësish të kujdesit shëndetësor në gushtin e kaluar.

Ky operacion erdhi pas një aksidenti që kishte pasur DiMeo në vitin 2018 që e la këtë të fundit me djegie të shkallës së tretë mbi 80 për qind të trupit të tij.

Si rrjedhojë, majat e gishtave iu kishin prerë 22-vjeçarit si dhe i njëjti kishte humbur buzët dhe kapakët e syve.

Ai tha se operacioni i kishte dhënë atij një “shans të dytë në jetë”.

DiMeo në ditën e aksidentit ishte duke shkuar në shtëpi nga një ndërrim nate kur e zuri gjumi në timon. Makina e tij u përplas, duke shpërthyer kështu në flakë.

Ai i shpenzoi katër muaj në një njësi për trajtimin e pacientëve të cilët pësojnë djegie, derisa ishte vendosur edhe në koma.

Asokohe ai kishte bërë më shumë se 20 operacione ‘rindërtuese’ por vetëm rimori përdorimin e kufizuar të duarve dhe fytyrës së tij.

Në vitin 2019, ai u referua në një qendër mjekësore akademike në New York, ku ai iu nënshtrua gushtin e kaluar një operacioni transplantimi.

“Ne donim t’i jepnim atij jo vetëm një operacion që e bëri atë të dukej më mirë, por në fund të fundit duhej të punonte në mënyrë ideale, veçanërisht me duar”, tha Eduardo Rodriguez, drejtor i Programit të Transplantit të Fytyrës. /Telegrafi/

Exit mobile version