Telegrafi

Ky është 10 vjeçari që thumboi rëndë Kim Kardashian, shikoni çfarë thotë ai për të (Foto)

Junior Andre është djali i Katie Price, njëra nga personalitetet më të njohura të Britanisë.

Ajo duhet të jetë ndjerë shumë krenare pas disa deklaratave që djali i saj 10 vjeçar i ka bërë, transmeton ORAinfo.

Në emsioinin ‘ITV show’, i pyetur se çfarë mendimi ka për familjen Kardashian dhe në veçanti për Kim Kardashian, Junior nuk është dukur shumë i impresionuar nga ato çfarë vajzat Kardashian bëjnë.

“Nuk e kuptoj se si dikush mund të bëhet aq i famshëm vetëm pse kanë një prapanicë të madhe”, ka thënë ai duke bërë që tërë audienca t’ia plasë gazit e më pas të duartrokitë.

10 vjeçari ka thënë se nuk i pëlqen mënyra se si dikush mund të fitojë milionat vetëm duke bërë paraqitje ekstravagante, pa pasur ndonjë talent të veçantë.

Motra e tij më e vogël, e cila po ashtu përflitet shumë për shkak të makijazhit që nëna e saj i vë, Junior ka thënë se as kjo gjë nuk i pëlqen shumë.

“Nuk është mirë të postohen fotografitë e saj në rrjete sociale. po të kisha një fëmijë në moshën e saj do ia lejoja kutitë e makijazhit për fëmijë por nuk do i postoja ato imazhe në internet”, ka thënë ai.