Telegrafi

Ky burrë nuk i lau dhëmbët për 20 vjet, tani dentisti ia ka kthyer buzëqeshjen (Video)

Prindërit, dentisti dhe mësuesja, iu kanë kërkuar që t’i lani dhëmbët së paku dy herë në ditë, në mënyrë që të mbroheni nga dëmtimi dhe të keni një buzëqeshje të bukur. Në të kundërtën, po që se nuk i lani dy herë në ditë – së paku nga pesë minuta – do të keni një gojë përplot me dhëmbë të thyer dhe të kalbur, diçka si ky njeri.

Jay është 21-vjeçari nga Britania e Madhe, që u bë pjesë e emisionit “Embarrasing Bodies” shkaku i gjendjes së mjerueshme të gojës, si pasojë e mungesës së higjienës orale, të gati gjithë jetës së tij, transmeton Telegrafi.

“Gjatë viteve, kam ngrënë ushqime të gabuara dhe shumë pije të gazuara, ndërsa kurrë nuk i kam larë, aq më pak t’i pastroj me perin dental”, ka thënë ai.

Për fat të keq, injorimi i brushës bëri që në dhëmbë t’i krijohej “tartar, shtresime të ushqimit dhe mundësi të mbledhjes së shumë baktereve”.

Kjo ia ka dëmtuar vetëbesimin dhe i pamundësoi të ndjekë ëndrrën, që të bëhet fizioterapist.

“Më vjen turp t’i them dikujt të kujdeset për vetën, kur unë nuk i kam si duhet dhëmbët e mi”, ka shtuar ai.

Për këtë arsye, Jay u bë pjesë e emisionit, ku nëpërmjet dentistit James Russell, iu rregulluan dhëmbët për t’ju kthyer buzëqeshja.

Dëmtimi në masë të madhe dhe krijimi i tartarit, ka bërë që atij t’i hiqen 11 dhëmbë dhe t’i zëvendësohen me implante.

Pas pesë muajsh punë dentare, ai më në fund ka një buzëqeshje si duhet dhe ka nisur t’i kthehet vetëbesimi.

Me këtë që i ka ndodhur Jay, inkurajohen të gjithë që t’i lajnë dhëmbët së paku dy herë në ditë, në mënyrë që të kenë dhëmbë të shëndoshë.  Jo gjithçka është e kthyeshme. /Telegrafi/