Site icon Telegrafi

Ky Audi RS7 mund të jetë makina e blinduar më e shpejtë ndonjëherë

Ata që duan t’i shmangen plumbave kur voziten me mbi 300 kilometra në orë, duhet ta kërkojnë këtë Audi

Shkaku i peshës që kanë makinat e blinduara, bëjnë që të mos jenë të shpejtë, derisa shkathtësia e tyre ngjanë me karrocën e super-marketit që i dridhen rrotat, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet teknikës teknologjike që kanë aplikuar AddArmor, arritën të krijojnë materiale të lehta për blindimin e makinave, që i vendosën në një Audi RS7 duke e bërë të qëndrueshëm ndaj sulmeve balistike dhe të shpejtë në të njëjtën kohë.

Kompania ia ka vendosur sistemin APR Plus Stage II, me motorin 4.0 litra V8 që prodhon 760 kuaj fuqi. Megjithëse ka shtresa të trasha që e mbrojnë nga goditjet, mund të arrijë të lëvizë me mbi 300 kilometra në orë, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta zë për 2.9 sekonda.

AddArmor ka arritur që ta ruajë performancën, me krijimin e paneleve nga polikarboni, që janë dhjetë herë më të lehta se metalet e zakonshme, derisa mbrojnë nga sulmet balistike deri në 60 për qind më shumë. Të izoluara janë edhe xhamat e dritareve, që ende kanë mbetur të tejdukshme, ndërsa pesha e përgjithshme që është shtuar te ky Audi nuk është mbi 90 kilogramë.

Kur mbrojtja nuk mjafton, nevojitet sulmi, andaj në pjesën e përparme janë vendosur automatikët biometrik që aktivizohen nga brenda, si dhe hapësirat prej nga mund të vendosur pushkët për gjuajtje.

Nevoja për mbrojtje dhe vozitje me shpejtës, nuk është e pamundur vetëm se për këtë Audi RS7 të blinduar, duhet paguar 186 mijë euro, që është një çmim mjaft i arsyeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version