Kjo pemë aziatike veçohet për cilësitë shëruese të saj, diapazoni i së cilës është shumë i gjerë – nga ftohjet e zakonshme deri te sëmundjet e rënda
Pjepri përmirëson shkëlqyeshëm shikimin për shkak të përmbajtjes së betakarotenit, që rrit marrjen e vitaminës A, të domosdoshme për shëndetin e syve, transmeton Telegrafi.
Pjepri është i pasur me karoten, gjë që mund të konstatohet në bazë të ngjyrës së tij. Është i pasur me vitaminat A dhe C dhe është ëmbëlsirë e shijshme për shumicën gjatë periudhës verore.
Si pemë është e pasur me kalium, rregullon shtypjen e gjakut dhe pastron enët e gjakut.
Gjithashtu rregullon tretjen, aq më parë nëse hahet në lukth të zbrazët.
Për shkak të pasurisë së tij me vitamina, pjepri edhe në kozmetikë është artikull shumë i fuqishëm, vitamina A përshpejton prodhimin e zbokthit dhe kështu hidraton flokët.
Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin.
Gjithashtu, kjo vitaminë ka efekt të mirë në lëkurë dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Pjepri është fruti perfekt për ata që janë në dietë, pasi një fetë prej 100 gramësh përmban vetëm 30 Kcal, dhe ka 90.1 gramë ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë dhe 0.8 gramë proteina. /Telegrafi/