Ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia ka vizituar muralin e legjendës argjentinas, Diego Maradona, si pershtendetje për të, por edhe për qytetin e Napolit për dy vite e gjysmë të kaluara ata, para transferimit te Paris Saint-Germain.
Parisi po, por së pari lamtumirë Napolit. Dhe për ta bërë këtë, Kvaratskhelia duket se ka përdorur një nga vendet më ikonike që bashkon qytetin dhe dashurinë për futbollin.
Futbollisti gjeorgjian, në fakt, ishte në Quartieri Spagnoli, një vend larg syve kureshtarë në muralin e Maradonës, të cilin ai nuk e kishte parë kurrë më parë në këto dy vjet e gjysmë në Napoli, të cilat janë gati të mbarojnë.
𝙈’𝙖𝙧𝙧𝙚𝙫𝙪𝙤𝙩’ ‘𝙤 𝙘𝙤𝙧𝙚. 𝙀 𝙥𝙤’ 𝙩𝙚 𝙣𝙚 𝙫𝙖𝙟𝙚 💔#Kvaratskhelia saluta #Napoli e rende omaggio al simbolo calcistico per eccellenza della città partenopea: Diego Armando Maradona ⚽️
📹 ClassicSchmo su X#DAZN pic.twitter.com/zmGCm9t7QS
— DAZN Italia (@DAZN_IT) January 15, 2025
Sot (e mërkurë), në fakt, pas lamtumirës së fundit, ai pritet të udhëtoj për në Francë ku e pret PSG i sheikëve dhe një kontratë e pasur, shumë më tepër se ajo që ka pasur në Napoli deri më tani.
Videoja – e cila u bë menjëherë virale në internet në Napoli – me sa duket u filmua nga vetë Khvicha në një nga mbrëmjet e tij të fundit në Napoli.
Ndoshta, Kvaratskhelia do të përdorë fotot dhe videot e mbrëmjes për një përshëndetje ideale në rrjetet sociale për fansat napolitan që e kanë e mbështetur që nga ardhja e tij në verën e 2022. /Telegrafi/